Sport

ZYRTARE/ Florian Wirtz zgjidhet "Lojtari më i mirë" në Bundesligë për 2023-24!...

Pika kyçe e Bayer Leverkusenit të Xabi Alonsos, kampion gjerman për herë të parë, këtë të mërkurë mesfushori do të përballet me finalen e Europa League kundër Atalantës.

20 Maj 2024, 16:04 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Florian Wirtz zgjidhet "Lojtari më i mirë" në

GJERMANI - Këtë të hënë, Florian Wirtz, mori çmimin si "Lojtari më i mirë" në Bundesligën për 2023-24, duke qenë se ai ishte një pjesë thelbësore në suksesin e Bayer Leverkusenit të Xabi Alonsos, duke u bërë kampion i Gjermanisë për herë të parë në histori.

Këtë të mërkurë Bayer Leverkusen luan finalen e Europa League kundër Atalantës në stadiumin Aviva në Dublin të Irlandës.

Wirtz  shënoi 11 gola dhe dha 11 asistime në 32 ndeshjet që luajti në Bundesligën e sapombaruar, ku Bayer Leverkusen arriti t'i jepte fund hegjemonisë së Bayern Munichut, i cili kishte fituar të gjithë kampionët gjermanë që nga viti 2012-13.

Tashmë, pas finales së Europa League, "Lojtari më i mirë" i Bundesligës do të përgatitet për t'u aktivizuar me kombëtaren gjermane për “Euro 2024”. Wirtz , 21 vjeç, është anëtar i Bayer Leverkusen që nga viti 2020, kur mbërriti nga Këlni.

Fitues i çmimit si "Lojtari më të mirë" i Bundesligës për sezonin e shkuar 2022-23, ishte zgjedhur Jude Bellingham, aktualisht në radhët e Real Madridit .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll