Sport

Rodri tregon ‘sekretin’, se çfarë ka më tepër Manchester City ndaj Arsenalit, që fiton titullin e Premier League...

Rodri ka kritikuar mentalitetin e lojtarëve të Arsenalit, pasi Manchester City siguroi fitimin e titullit të Premier League.

20 Maj 2024, 15:18 Nga DOSJA
Rodri tregon ‘sekretin’, se çfarë ka më tepër

ANGLI - Të dielën, Manchester City mposhti West Hamin me rezultat 3-1 për t’u bërë ekipi i parë në histori, që fiton katër tituj radhazi në elitën e futbollit anglez.

Arsenali në anën tjetër bëri punën e tij me sukses, duke mposhtur Evertonin me rezultat 2-1 në ‘Emirates’, por fatkeqësisht për ekipin e Mikel Artetas, kjo nuk mjaftoi. Këtë sezon ‘Topçinjtë’ kanë luftuar për titull deri në momentet e fundit, duke u përmirësuar dukshëm në krahasim me sezonin e kaluar.

Por përkundër kësaj, ylli i Cityt, mesfushori Rodri, ka përmendur diferencën në mentalitet mes dy klubeve, si një arsye pse City ishte në gjendje të bëjë histori.

“Është mentaliteti. Lojtarët e mëdhenj janë prezent në tërë ligën, në të gjitha klubet. Edhe te Arsenali gjithashtu, ata kanë pasur një sezon të pabesueshëm.

Por mendoj se diferenca këtu ka qenë te mentaliteti. Kur Arsenali erdhi në ‘Etihad’, unë i pashë ata. Këta djem, nuk donin të na mposhtin ne, ata donin vetëm të barazonin. Dhe me këtë mentalitet edhe ne nuk do të arrinim asgjë”, ka thënë Rodri.

Dy ekipet u përballën në ‘Etihad’ gjatë muajit mars dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, falë lojës mbrojtëse të ‘Topçinjve’, që iu mundësoi atë kohë të kryesonin me një pikë më shumë se Man.City në tabelë, para se këta të fundit të merrnin kreun më vonë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll