Sport

Zlatko Daliç zyrtarizon emrat e Kroacisë, rivalëve të Shqipërisë në “Euro 2024”

Trajneri Zlatko Dalic, ka publikuar sot listën e lojtarëve për “Euro 2024”. Kroacia gjendet në grupin B së bashku me Shqipërinë, Spanjën dhe Italinë.

20 Maj 2024, 14:38 Nga DOSJA

KROACI - Trajneri Zlatko Dalic ka publikuar sot listën e lojtarëve të kombëtares së Kroacisë, të cilët i llogarit për “Euro 2024”, që do të organizohet në Gjermani (14 qershor - 14 korrik).

Nuk mungojnë Modric, Kovaçic, Brozoviç, Perišić, Kramarić, Gvardiol, Vida…, mes tyre shumë emra të mëdhenj, që kanë shansin e fundit për të fituar trofeun kontinental. Kujtojmë se kroacia është në Grupin B së bashku me Spanjën, Italinë dhe Shqipërinë.

Ndeshjen e parë kroatët do ta zhvillojnë më 15 qershor, në orën 18:00, kundër Spanjës, në Stadiumin Olimpik të Berlinit. Në ndeshjen e dytë, më 19 qershor, Kroacia do të luajë kundër Shqipërisë, në “Volksparkstadion” të Hamburgut.

Skuadra e Zlatko Dalicit do ta mbyllë fazën e grupeve më 24 qershor, me duelin kundër Italisë. Kjo ndeshje do të luhet nga ora 21:00, në Leipzig, në “Red Bull Arena”.

Dy kombëtaret e renditura të para në secilin grup do të kualifikohen në fazën tjetër dhe atyre do t’u bashkohen katër kombëtaret më të mira të renditura në vendin e tretë në gjashtë grupet.

Trajnerët e kombëtareve pjesëmarrëse në Europian duhet të dërgojnë në UEFA listën përfundimtare me 26 futbollistë brenda datës 7 qershor.

Ja dhe lista e kombëtares së Kroacisë:

Portierë: Livakovic, Ivusic, Labrovic.

Mbrojtës: Vida, Gvardiol, Juranovic, Sosa, Stanisic, Sutalo J., Erlic, Pongracic.

Mesfushorë: Modric, Kovacic, Brozovic, Pasalic, Vlasic, Majer, Ivanušec, Sucic, Baturina.

Sulmues: Perišić, Kramarić, Petković, Pjaca, Budimir, Pasalić Marco.

Lista rezervë: Barisic, Ćaleta-Car, Jakic, Kotarski, Fruk, Ljubiçic, Matanovic, Sigur, Petar Sucic.

Zlatko Daliç zyrtarizon emrat e Kroacisë, rivalëve të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll