Bota

Lavrov takim me homologun kinez, diskutohet tragjedia e Iranit 

Agjencia po ashtu njoftoi se ministrat po takoheshin për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve ruso-kineze të arritura gjatë vizitës shtetërore të Presidentit rus Vladimir Putin në Kinë javën e kaluar dhe ngjarjen në Iran, ku humbën jetën gjatë një aksidenti ajror presidenti dhe ministri i jashtëm.

20 Maj 2024, 13:25 Nga M.B
Lavrov takim me homologun kinez, diskutohet tragjedia e Iranit 
Sergei Lavrov dhe Wang Yi hyjnë në një sallë gjatë një takimi në Moskë, Rusi, 22 shkurt 2023.

KAZAKISTAN- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov zhvilloi një takim me homologun e tij kinez Wang Yi në kryeqytetin e Kazakistanit Astana, njoftoi të hënën agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS. Agjencia po ashtu njoftoi se ministrat po takoheshin për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve ruso-kineze të arritura gjatë vizitës shtetërore të Presidentit rus Vladimir Putin në Kinë javën e kaluar dhe ngjarjen në Iran, ku humbën jetën gjatë një aksidenti ajror presidenti dhe ministri i jashtëm.

Sa i përpekt Lindjes së Mesme, incidenti vjen në një kohë të ndjeshme brenda vendit për Teheranin dhe shtatë muaj pas luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza që ka rritur tensionet në të gjithë Lindjen e Mesme dhe ka nxjerrë në shesh një luftë të gjatë në hije midis Izraelit dhe Iranit.

Muajin e kaluar Irani nisi një  sulm të paprecedentë me dron dhe raketë  ndaj Izraelit, sulmi i tij i parë i drejtpërdrejtë në këtë vend, në përgjigje të një sulmi të dukshëm ajror izraelit në  konsullatën e Iranit në Damask.

vdekja e presidentit iranian

Sondazh

Poll