Art&Argëtim

FOTOT/ Ende ruhet shtrati i Napoleon Bonapartit, brenda vilës madhështore ku po qëndron Taylor Swift dhe Travis Kelce në Itali

Yjet qëndruan në Villa Sola Cabiati, e cila ndodhet në pronën e mrekullueshme buzë detit të Grand Hotel Tremezzo.

18 Maj 2024, 13:47 Nga S.B
FOTOT/ Ende ruhet shtrati i Napoleon Bonapartit, brenda vilës
Taylor dhe Travis

ITALI- Çifti më i përfolur i momentit Travis Kelce dhe Taylor Swift shijuan një arratisje sekrete romantike në liqenin Como të Italisë pas koncertit të këngëtares në Paris. Yjet qëndruan në Villa Sola Cabiati, e cila ndodhet në pronën e mrekullueshme buzë detit të Grand Hotel Tremezzo.

Vila private mahnitëse e cila ka gjashtë suita të veçanta i kushtoi çiftit gati 21,000 dollarë nata gjatë qëndrimit të tyre tre netësh. Vila me shërbim të plotë është një pikë referimi neoklasike, me rrënjët që shkojnë në shekullin e 16-të.

 

FOTOT/ Ende ruhet shtrati i Napoleon Bonapartit, brenda vilës
Sola Cabiati

 

Tavanet janë zbukuruar me afreske të ruajtura në mënyrë të përsosur dhe llambadarë Murano të punuara me dorë ndërsa muret janë të veshura me piktura me cilësi muzeale.

Shtëpia dikur i përkiste Dukës së Serbelloni dhe ajo mbetet plot me trashëgimi të periudhës dhe vepra arti duke përfshirë shtratin në të cilin flinin Napoleoni dhe Joséphine Bonaparte kur vizituan Palazzo Serbelloni në Milano.

 

FOTOT/ Ende ruhet shtrati i Napoleon Bonapartit, brenda vilës
Taylor dhe Travis

 

Kopshtet e zbukuruara në mënyrë të përsosur ideale për darka me qirinj dhe shëtitje në mëngjes, duket se çifti nuk i la pa shfrytëzuar gjatë qëndrimit të tyre. Swift dhe Kelce dukeshin të dashuruar teksa qëndronin për dore përtej tryezës, e cila ishte zbukuruar me një mbulesë tavoline të bardhë dhe disa statuja argjendi.

Shfletoni galerinë për më shumë fotografi.

taylor swift itali vila

Sondazh

Poll