Aktualitet

"I grisi rrobat dhe e rrahu..."/ E rëndë në Greqi, shqiptari tenton të pë*dhunojë pastruesen (EMRI)

Ai ka sulmuar pastruesen  i ka grisur rrobat, e ka rrahur dhe ka tentuar ta përdhunonte. Raportohet se gruaja e ka kundërshtuar dhe ka arritur të shpëtojë, duke u mbyllur në një nga dhomat e banesës dhe më pas ka telefonuar policinë.

19 Maj 2024, 21:35 Nga B.Z
"I grisi rrobat dhe e rrahu..."/ E rëndë në Greqi,
Foto ilustruese

GREQI - Një ngjarje e rëndë raporothet të ketë ndodhur në Greqi. Një burrë me origjinë shqiptare ka tentuar të përdhunojë një grua të cilën e kishte punësuar si pastruese në shtëpinë e tij. Sipas mediave vendase bëhet fjalë për shqiptarin Përparim Haxhiraj.

Sipas po të njëjtave burime, ai ka sulmuar fillimisht pastruesen i ka grisur rrobat, e ka rrahur dhe ka tentuar ta përdhunonte. Raportohet se gruaja e ka kundërshtuar dhe ka arritur të shpëtojë, duke u mbyllur në një nga dhomat e banesës dhe më pas ka telefonuar policinë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e shqiptarit. Ai është shoqëruar për veprime të mëtjeshme proceduriale ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat “tentativë përdhunimi” dhe “plagosje e thjeshtë”.

 

shqip perdhunim g

Sondazh

Poll