Aktualitet

"Punonte kamariere në Tiranë"/ Krimi i rëndë në Lushnje, flasin fqinjët: Rudina ishte e divorcuar, kishte dy fëmijë...

Fqinjët e familjes Musaku tregojnë për mediat se nuk dinin gjë për konflikte të hershme mes tyre, dhe se nuk njiheshin si familje problematike.

19 Maj 2024, 17:22 Nga B.Z
"Punonte kamariere në Tiranë"/ Krimi i rëndë
Fqinjët

LUSHNJE - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Lushnje ku 82-vjeçari Behar Musaku plagosi me armë vajzën e tij Rudina Musaku dhe më pas vrau veten. Fqinjët e familjes Musaku tregojnë për mediat se nuk dinin gjë për konflikte të hershme mes tyre, dhe se nuk njiheshin si familje problematike. NJë nga fqinjët tregon se Rudina ishte e divorcuar, kishte dy fëmijë dhe punonte kamariere në Tiranë.

“Vajza punonte në Tiranë, kishte dy fëmijë, Djalë dhe vajzë. Ishte e divorcuar. Vajzën e ka 17-vjeçe, djalin më të vogël, 14. I njohim njerëz të mirë. Hymë e dalim si njerëz. Jemi prekur shumë. Nuk ngrihem dot se më dridhet trupi. Me ne rrinte më shumë',- shprehet një fqinj.

Një tjetër fqinj tregon se 82-vjeçari kishte edhe dy djem por ata ishin të martuar dhe jetonin të ndarë. Sipas tij familja nuk kishte shfaqur probleme kohët e fundit.

"Nuk kishte shfaqur shqetësime kohët e fundit. Nuk na kishte dhënë as përshtypjen më të vogël. Jetonte me të shoqen. Djemtë (2) i ka të ndarë, por me njërin jeton në një hyrje. Vajza vinte. Në Tiranë më duket se punon kameriere, por se dimë mirë”- shprehet fqinji.

Ndërkohë një tjetër i cilëson si një familje të nderuar. Fqinji shprehet se 82-vjeçari nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa shton se nuk e di se çfarë e ka shtyrë drejt aktit ekstrem.

“Njerëzit më të nderuar këtu në lagje. Ne i mbajmë për më të mirët. Vajza nuk e di a jetonte me ta. Viktima kishte tre fëmijë, dy djem dhe vajza. Nuk ka pasur problem të shëndetit mendor. Vinte gjithmonë këtu tek ne. Ne u habitëm. Nuk dëgjuam as krismën. Vetëm kur erdhi ambulanca. Familje shumë e nderuar. Ata kanë 40 vite që kanë ardhur këtu”, tha fqinji i viktimës.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në lagjen "18 Tetori". Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë 82-vjeçarin drejt aktit ekstrem ndërsa paraprakisht dyshohet se ka patur një konflikt mes tyre. 40-vjeçarka është dërguar në spital ku raportohet se është në gjendje kritike për jetën.  Burime bëjnë me dije se 40-vjeçarja kishte vetëm një javë që kishte shkuar të jetonte te shtëpia e babait të saj në Lushnje. Ndërkohë nga martesa gruaja kishte edhe dy fëmijë të cilët jetonin me babanë e tyre në Berat. 

 

lushnje krim

Sondazh

Poll