Aktualitet

E rëndë në Maliq/ 45 vjeçari qëllon aksidentalisht veten me armë gjahu, humb jetën në vend (EMRI)

Një 50-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht veten me armë zjarri teksa ka qënë duke e pastruar armë. Si pasojë 50-vjeçari ka humbur jetën.

19 Maj 2024, 20:17 Nga B.Z
E rëndë në Maliq/ 45 vjeçari qëllon aksidentalisht
Foto ilustruese

MALIQ -Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Zëmblak të Maliqit. Një 45-vjeçar, i identifikuar si, Taulant Myftarlli, ka qëlluar aksidentalisht veten me armë gjahu teksa ka qënë duke e pastruar armën. Si pasojë 45-vjeçari ka humbur jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

maliq vetevrasje policia

Sondazh

Poll