Aktualitet

U qëllua me plumb në bark nga babai, DETAJE nga krimi në Lushnje, 40-vjeçarja në gjendje kritike për jetën

40-vjeçarja ishte divorcuar tre vjet më parë nga bashkëhsorti i saj, dhe kishte vetëm një javë që kishte shkuar të jetonte te shtëpia e babait të saj në Lushnje. Ndërkohë nga martesa gruaja kishte edhe dy fëmijë të cilët jetonin me babanë e tyre në Berat.

19 Maj 2024, 16:21 Nga B.Z
U qëllua me plumb në bark nga babai, DETAJE nga krimi në Lushnje,
Foto ilustruese

LUSHNJE - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë që tronditi qytetin e Lushnjes pasditen e kësaj të diele, ku 82-vjeçari Behar Musaku qëlloi me armë gjahu vajzën e tij Rudina Musaku 40-vjeç dhe më pas vrau veten.

Burime bëjnë me dije se 40-vjeçarja ishte në prag divorci nga bashkëshorti i saj, dhe kishte vetëm një javë që kishte shkuar të jetonte te shtëpia e babait të saj në Lushnje. Ndërkohë nga martesa gruaja kishte edhe dy fëmijë të cilët jetonin me babanë e tyre në Berat.

Nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa nga raportimet paraprake bëhet me dije se mes të moshuarit dhe vajzës së tij ka patur një konflikt të çastit. 40-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital, ku raportohet se plumbi i ka prekur barkun dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

lushnje vrasje

Sondazh

Poll