Aktualitet

Vodhi një makinë në një sevis, gjatë tentativës për tu larguar u aksidentua me disa automjete, arrestohet 62-vjeçari në Kamëz

Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka tentuar të vjedhë një kamionçinë në një servis në Paskuqan. Gjatë tentativës për tu arratisur 62-vjeçari është përplasur me disa makina të parkuara.

19 Maj 2024, 14:39 Nga N.F
Vodhi një makinë në një sevis, gjatë tentativës
Foto ilustruese

TIRANË- Një 62-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Kamëz. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka tentuar të vjedhë një kamionçinë në një servis në Paskuqan. 

Gjatë tentativës për tu arratisur 62-vjeçari është përplasur me disa makina të parkuara. Pas testimit me AquilaScan, 62-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë: 

Kamëz/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, për veprat penale "Vjedhja", "Shkatërrimi i pronës", dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Ky shtetas, më datë 19.05.2024, rreth orës 02:00, në Paskuqan 2, në një parkim privat, ka vjedhur një automjet tip kamionçinë, dhe gjatë tentativës për tu larguar është përplasur me disa automjete të parkuara. Pas testimit me AquilaScan, 62-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

kamez vjedhje arrestim

Sondazh

Poll