Aktualitet

Megaoperacioni ndaj grupeve kriminale/ GJKKO merr vendimin për të arrestuarit, i lë në burg

Ndërkohë që avokatët mbrojtës kanë kërkuar që arrestimi të cilësohet i paligjshëm, pasi nuk faktohet se i kujt është kodi që shërben për përdorimin e aplikacionit SkyEcc.

19 Maj 2024, 15:26 Nga I.A
Megaoperacioni ndaj grupeve kriminale/ GJKKO merr vendimin për të
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg 9 personat e arrestuar 2 ditë më parë, nga megaoperacioni i SPAK, për të goditur grupet kriminale në vend. Mësohet se në burg janë lënë Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi dhe Miri Bruli.

Ndërkohë që avokatët mbrojtës kanë kërkuar që arrestimi të cilësohet i paligjshëm, pasi nuk faktohet se i kujt është kodi që shërben për përdorimin e aplikacionit SkyEcc. Por në materialet që SPAK ka mbledhur, kanë dalë bisedat mes të arrestuarave që u përkasin grupeve kriminale ku flasin dhe dakordësohen për ngjarje kriminale.

Nga operacioni i spak janë arrestuar 10 perosna, ndërsa 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka. Operacion nga i cili u goditën 7 grupet më të fuqishme kriminale. Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë.Gjatë kontrolleve të zhvilluara në vilat e bosëve të krimit janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro. 

operacioni i spak gjkko naim stafuka armando ndreca viktor imeraj deivis bajramaj drianto bardhi

Sondazh

Poll