Sport

Klopp: “Nuk do të rikthehem së shpejti në stol, mund të jetë fundi”…

Jurgen Klopp i jep lamtumirën Liverpoolit dhe ‘Anfieldit’ kundër Wolves sot. Trajneri gjerman, në deklaratat e tij para ndeshjes, ka lënë të hapur mundësinë që as të mos vijojë më profesionin e trajnerit.

19 Maj 2024, 16:30 Nga DOSJA

Klopp: “Nuk do të rikthehem së shpejti në stol, mund

ANGLI - Dita e sotme do të mbetet përgjithmonë në historinë e Liverpoolit, pasi Jurgen Klopp, një nga teknikët më të mirë në historinë e "Reds", do të jetë një gjë e së kaluarës dhe do të thotë fjalën e tij në ‘Anfield’.

Konferenca e fundit për shtyp e trajnerit gjerman si teknik i Liverpool ishte emocionale dhe kishte disa lajme. Njëri prej tyre kishte të bënte me të ardhmen e tij. Klopp e ka bërë të qartë se nuk do t'i rikthehet me stërvitjes së shpejti, nëse mos kurrë në stolin e një skuadre tjetër të Premierligës.

"Sigurisht, nuk do të kthehem shpejt. Mund të jetë edhe fundi. Koha ime në Angli ka mbaruar, nuk do të drejtoj një ekip tjetër të Premier League",- tha ndër të tjera trajneri gjerman për të ardhmen e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll