Sport

VIDEO/ Lamtumira prekëse e Arne Slott... Feyenoord në 'skaner'

Arne Slott do të bëjë një lëvizje nga pankina e Feyenoord për të marrë drejtimin e Liverpoolit në sezonin e ri. Trajneri holandez i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Roterdamit me një video prekëse.

19 Maj 2024, 15:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Lamtumira prekëse e Arne Slott... Feyenoord në

HOLANDE - Liverpooli gjeti në personin e Arne Slott zëvendësin e Jurgen Klopp, me teknikun holandez që largohet nga pankina e Feyenoord.

Tekniku 45-vjeçar mori skuadrën e Roterdamit në verën e vitit 2021 dhe në tre vite fitoi një kampionat dhe një Kupë, ndërsa i çoi në finalen e parë të Conference League, ku u mund nga Roma.

Të gjitha këto kujtime dhe shumë të tjera, u kapën në një video 1.5-minutshe, ku luajti Slott duke ecur në fushën e De Kaup dhe duke kujtuar kohën e tij me Feyenoord, kujtimet që do të mbajë me vete në Angli dhe Merseyside.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll