Sport

Manchester City apo Arsenal? Parashikimi pikant i Cristiano Ronaldos…

Këtë të diel do të japë verdiktin lufta e tmerrshme për titullin kampion në Premier League. Dhe Cristiano Ronaldo ka vendosur…

19 Maj 2024, 11:45 Nga DOSJA

Manchester City apo Arsenal? Parashikimi pikant i Cristiano Ronaldos…

ARABIA SAUDITE - Pak orë para epilogut të Premier League, Cristiano Ronaldo ka ndarë parashikimin e tij për garën për titull.

Pa dyshim, i shtyrë nga epërsia prej dy pikësh e Manchester City ndaj Arsenalit, Cristiano Ronaldo beson se City do ta fitojë titullin, duke arritur kështu një kurorëzimin historik të katërt radhazi.

Parashikimi u bë gjatë vizitës së tij në Riad për të parë ndeshjen e Tyson Fury, ku u takua me promovuesin dhe super-fansin e Arsenalit, Frank Warren.

Cristiano Ronaldo nuk i jep asnjë shans Arsenalit

Në një shkëmbim të lehtë të kapur në kamera, Ronaldo ngacmoi Warren, se Arsenali nuk do ta fitonte kampionatin. “Nuk do ta fitoni titullin”,- tha Cristiano Ronaldo, në një humor ngacmues.

Një Warren i patrazuar, bëri shaka rreth kthimit të Ronaldos në Angli për t'iu bashkuar Arsenalit nën drejtimin e Mikel Artetës. “Nuk jam i sigurt nëse kjo është në planet e karrierës së CR7, apo edhe të Mikel Artetas për të ardhmen e ‘Topçinjve’, tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll