Sport

Fyerjet e Raphinhas ndaj vëllait të Xavit, përgjigjet Barça…

Barça nuk vonoi shumë për të reaguar ndaj polemikave për fyerjet e supozuara të Raphinhas ndaj vëllait të Xavi.

19 Maj 2024, 13:30 Nga DOSJA

Fyerjet e Raphinhas ndaj vëllait të Xavit, përgjigjet

SPANJE - Polemika u rrit shpejt në anën e Barçës dhe e përditshmja ‘Sport’, e cila anketoi palët e interesuara, u përpoq shpejt ta sqaronte episodin.

Në të vërtetë, stafi i Xavit mohoi zërat se Raphinha ka fyer dikë gjatë ndeshjes kundër Valencias. Sipas ‘Jijantes’, braziliani u largua nga fusha i zemëruar në minutën e 66-të dhe ofendoi Óscar Hernández.

Më pas, Xavi thuhet se i tha atij se nuk do të luante ndeshjen e radhës, si hakmarrje dhe ai qëndroi në pankinë kundër Gironas deri në minutën e 70-të.

Megjithatë, burime në stafin e Xavit, pohojnë se Raphinha nuk ka fyer, apo mosrespektuar asnjë anëtar të stafit. Ata pranojnë se lojtari ishte i mërzitur nga zëvendësimi i tij, por mohojnë ndonjë incident më të rëndë apo hakmarrje të mëvonshme.

Ndërkohë që ambienti rreth Barçës karakterizohet nga paqëndrueshmëri dhe thashetheme, të përkeqësuara nga situata aktuale e klubit, kjo polemikë duket se është harruar...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll