Sport

Egnatia-Vllaznia, sfida për të siguruar një ‘biletë’ për finalen e titullit kampion…

Gjysmëfinalja e dytë e “Final Four”: Egnatia - Vllaznia, do të luhet sonte në stadiumin “Air Albania”, duke filluar nga ora 20:00.

19 Maj 2024, 08:00 Nga DOSJA

Egnatia-Vllaznia, sfida për të siguruar një

TIRANE - Të dielën, duke filluar nga ora 20:00, do të luhet gjysmëfinalja e dytë e “Final Four”: Egnatia - Vllaznia, ku do të përcaktohet edhe ekipi i dytë finalist, që do të përballet me Partizanin në finalen e madhe, për të përcaktuar kampionen e Shqipërisë të këtij sezoni në “Abissnet Superiore”.

Egnatia vjen në këtë sfidë pas triumfit në Kupën e Shqipërisë dhe një sezoni shumë të mirë në kampionat, duke e mbyllur garën në vendin e parë pas 36-të javëve. Tani objektivi i radhës është titulli kampion dhe finalja e madhe, mund të sigurohet edhe falë një barazimi ndaj shkodranëve.

Në anën tjetër, Vllaznia vjen në “Air Albania” më e sigurt se kurrë për të marrë fitoren që do ta dërgonte në finalen e madhe të 26 majit.

Pritet një ndeshje ku spektakli është i garantuar. Fituesja e çiftit Egnatia – Vllaznia, do të përballet në ‘finalen’ e madhe të 26 majit me Partizanin, i cili ka fituar 1-0 ndaj Skënderbeut në gjysmëfinalen e pare të 17 majit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll