Sport

VIDEO / E rrallë, Babagjyshi i Vitit të Ri i jep trofeun Celtikut në Skoci!

Skuadra e Brendan Rodgers mundi St Mirren 3-2 mes festimeve të egra nga tifozët e tyre, e ndjekur nga një festë e madhe për fitimin e kampionatit.

18 Maj 2024, 20:51 Nga DOSJA
VIDEO / E rrallë, Babagjyshi i Vitit të Ri i jep trofeun Celtikut

SKOCI - Celtic festoi matematikisht titullin e 54-të të Premierligës Skoceze të mërkurën mbrëma (15/5) me fitoren 2-0 në shtëpi ndaj Kilmarnock dhe pasditen e sotme patën rastin të festojnë me tifozët e tyre.”

Skuadra e Brendan Rodgers mundi St Mirren 3-2 mes festimeve të egra nga tifozët e tyre, e ndjekur nga një festë e madhe për fitimin e kampionatit.

Kupën e kampionit nuk e solli në fushë një lojtar i vjetër por Babagjyshi i Vitit të Ri. Dhjetorin e kaluar Celtic nuk po bënte mirë në ligë dhe kishte humbur 2-0 nga Hearts në shtëpi. 

Në atë lojë Babagjyshi i Vitit të Ri, u shfaq në fushë dhe u përshëndet nga një pjesë e tifozëve të Celtic. Për të “fshirë” atë moment të keq, Babagjyshi u solli trofeun lojtarëve të ekipit dhe u hyjnizua nga keltët. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll