Sport

Arteta në prag të finales së Premier League: “Shpresoj që ata të ngecin, që ne të realizojmë ëndrrën!”

I pyetur në konferencë para ndeshjes ndaj Everton pikërisht për këtë çështje, tekniku i “The Gunners” u shpreh se të gjithë e dinë që City është më afër titullit.

18 Maj 2024, 20:22 Nga DOSJA
Arteta në prag të finales së Premier League: “Shpresoj

ANGLI - Trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta foli për mediet në prag të javës së fundit të sezonit, që do të vendosë edhe fituesin e titullit kampion të Premier League, me rivalët direkt, Manchester City-n që duket se është me një dorë në trofe.

I pyetur në konferencë para ndeshjes ndaj Everton pikërisht për këtë çështje, tekniku i “The Gunners” u shpreh se të gjithë e dinë që City është më afër titullit.

“Të gjithë e dimë që ata janë pak më afër titullit sepse kemi më pak pikë, por duhet thënë se ata do të përballen me një kundërshtar disi më të vështirë. Ne kemi vuajtur këtë sezon dhe në sezonet e fundit ka qenë vërtet e vështirë t’i mposhtim ata. Jam i sigurt se do të punojnë shumë, por shpresoj se mund të ngecin që ne të mund të realizojmë ëndrrën tonë”-u shpreh Arteta.

Ndërsa i pyetur për planin e Premier League për të hequr sistemin VAR, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, kreu i stolit të Arsenal deklaroi se nuk ka marrë pjesë në takimet ku është diskutuar për këtë çështje.

“Votove për të hequr VAR-in? Unë nuk kam marrë pjesë në ato takime, dua të kem një takim me klubin javën e ardhshme dhe të kuptoj pse po ndodhin këto situata dhe çfarë ka ndodhur në javët e fundit për të arritur në këtë përfundim. Më pas do të vendosim se cili do të jetë pozicioni ynë si klub dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”-deklaroi ndër të tjera Mikel Arteta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll