Sport

Festojnë edhe në Çeki titullin kampion lojtarët kuqezi!

Dy futbollistët shqiptarë janë pjesë e Spartës së Pragës, që siguroi vendin e parë një javë para fundit, falë fitores së thellë 5-0 në fushën e Mlada Boleslavit.

19 Maj 2024, 00:38 Nga DOSJA
Festojnë edhe në Çeki titullin kampion lojtarët kuqezi!

REPUBLIKA ÇEKE - Qazim Laçi dhe Indrit Tuci festojnë titullin kampion në kampionatin çek. Dy futbollistët shqiptarë janë pjesë e Spartës së Pragës, që siguroi vendin e parë një javë para fundit, falë fitores së thellë 5-0 në fushën e Mlada Boleslavit.

Sparta ka grumbulluar 86 pikë, katër më shumë se Slavia e Pragës, kur kanë mbetur vetëm tri pikë në lojë, pra ndeshja e fundit e sezonit.

Qazim Laçi është pjesë e Spartës së Pragës që nga fundi i dhjetorit të vitit 2022, pra prej thuajse një viti e gjysmë, ndërsa Indrit Tuci iu bashkua kësaj skuadre gjatë merkatos së dimrit të fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll