Sport

Mbyllet nën ngjyrat kuqezi kampionati në Maqedoninë e Veriut!

Struga e mbyll sezonin në kuotën e 64 pikëve, teksa Shkupi mbetet jashtë Europës, duke u renditur në vend të tretë me 62 pikë, ndërkohë që dy skuadra shqiptare siguruan pjesëmarrjen në arenën europiane.

18 Maj 2024, 20:11 Nga DOSJA
Mbyllet nën ngjyrat kuqezi kampionati në Maqedoninë e Veriut!

MAQEDONI E VERIUT - Këtë të shtunë kampionati i Maqedonisë së Veriut “uli siparin” me dy skuadra shqiptare që siguruan pjesëmarrjen në arenën europiane.

Struga, që fitoi matematikisht titullin kampion para një jave e mbylli këtë sezon me humbjen 1-2 ndaj Shkupit.

Golin për Strugën e shënoi Shabani në minutën e 30’, i cili arriti kuotën e 200 golave në këtë kampionat, teksa për Shkupin i realizuan Ramani në minutën e 9’ dhe Avornyo në minutën e 51’. Struga e mbyll sezonin në kuotën e 64 pikëve, teksa Shkupi mbetet jashtë Europës, duke u renditur në vend të tretë me 62 pikë.

Pas fitores 0-2 në transfertën e Rabotnicki-t, Shkëndija siguroi pjesëmarrjen në Europë. Shkëndija e mbylli sezonin në vend të dytë po me 64 pikë sa Struga, por me këta të fundit që kanë statistika më të mirë sa u përket ndeshjeve direkte.

Sa i përket skuadrës tjetër shqiptare KF Gostivari mori barazimi 1-1 në transfertën e Voska Sport, falë golit të realizuar nga Abazi në minutën e 79’ dhe e mbylli sezonin në vend të gjashtë me 42 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll