Aktualitet

Hetimi i SPAK zbardh ngjarjen/ Dhunimi i bashkëshortit të gjyqtares Saida Dollani u organizua nga Shullazi, u ndihmua nga Martinaj dhe Ndoka

Sipas dosjes penale të finalizuar tashmë nga SPAK, njerëzit kryesorë që kanë bërë të mundur rrahjen brutale të burrit të Saida Dollanit, janë Emiljano Shullazi, ish-deputeti i PS, Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj.

18 Maj 2024, 21:23 Nga r.ll
Hetimi i SPAK zbardh ngjarjen/ Dhunimi i bashkëshortit të gjyqtares
gjyqtarja dhe tre autorët

TIRANË- Në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e eksponentëve dhe grupeve të krimit janë zbardhur disa ngjarje kriminale. Një nga këto ngjarje është zbardhur edhe dhuna ndaj bashkëshortit të gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani. Nga bisedat e SKY të zbardhura nga hetimet e SPAK, ka rezultuar se organizator i dhunimit dhe më pas vendosjes së pistoletës në gojë të burrit të gjyqtares, është Emiljano Shullazi.

Policia në atë kohë arrestoi një person, por shumë shpejt ai u lirua dhe më pas çështja për akuzën e “Kanosjes ndaj gjyqtarit” dhe rrahjes së burrit të Saida Dollanit u pezullua nga prokuroria e Tiranës, për mungesë autori. Megjithëse në raportimet e para dhe dyshimet krijonin bindjen e forta se gjithçka ishte bërë nga brenda burgut me qëllim që Saida Dollani, të jepte dorëheqjen nga procesi penal kundër Shullazit, Gilmando Danit, e 4 personave të tjerë që po zhvillohej në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. 

Sipas dosjes penale të finalizuar tashmë nga SPAK, njerëzit kryesorë që kanë bërë të mundur rrahjen brutale të burrit të Saida Dollanit, janë Emiljano Shullazi, ish-deputeti i PS, Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj. Burri i gjyqtares, Dollani denoncoi në 2020 se u kërcënua me pistoletë në prill të një viti më parë, teksa gruaja ishte pjesë e trupës gjyqësore të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij. 

Saida Dollani u largua nga procesi gjyqësor i Shullazit, ndërsa për rastin e kërcënimit nisën hetimet në Prokurorinë e Tiranës. Por 10 muaj më pas prokurorja Ida Ahmetlli kërkoi pushimin e hetimeve, ndërsa gjykata e kundërshtoi duke e rikthyer për vijimin e hetimeve. Sërisht çështja nuk mundi të zbardhej duke shkuar drejt pezullimit të saj.

Procesi i Shullazit ngeci në Apel, ku Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së pare. Dënimi i tyre në Apel u dha pa prezencën e avokatëve mbrojtës, ndërsa çështja tashmë është në gjykatën e Lartë. Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda dhe në Apel me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës. Pjesë e këtij grupi ishin Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Zela dhe Endri Qyqja.

saida dollani ervis martinaj emiljano shullazi arben ndoka

Sondazh

Poll