Politike

Berisha: Agaçi, hajduti që bën dhurata 30-hektarësh, firmos mbi procedura të ndaluara me ligj

Sipas Berishës, ministrat kanë ndërtuar tokat e tyre me vjedhjet që iu bëjnë qytetarëve.

18 Maj 2024, 20:54 Nga r.ll
Berisha:  Agaçi, hajduti që bën dhurata 30-hektarësh,
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar Ëngjëll Agaçin si “ një hajdut që bën dhurata 30-hektarësh” dhe “firmos mbi procedura të ndaluara me ligj, vetëm e vetëm për të vjedhur”.

Sipas Berishës, ministrat kanë ndërtuar tokat e tyre me vjedhjet që iu bëjnë qytetarëve.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Miqtë e mi, armik si ky që po zhbin Shqipërinë nga shqiptarët, nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Sot po lexoja treguesin e lindshmërisë në të gjitha vendet e Europës.

Shqipëria, nga pesë vendet e para që qëndronte në vitin 2013, ishte rrokullisur në 4 vendet e fundit për lindshmërinë.
Miqtë e mi, ju në çdo zyrë të keni kujdes se gjeni një kriminel apo armik tuajin. Po çfarë është Sekretari i Përgjithshëm, Don Agaçio, hajduti që bën dhurata 30-hektarësh, hajduti që firmos mbi procedura të ndaluara me ligj, vetëm e vetëm për të vjedhur.

Hajduti i pamëshirë që firmos procedura për dhënie 8 pikësh kompanive që nuk ekzistojnë. Qytetarë dhe qytetare, këta që i shihni në televizione, këta që i shihni në lukse dhe pompozë në takime, këta janë armiqtë tuaj të shpërfytyruar.

Këta kanë ndërtuar lustrën e tyre me vjedhjen që u bëjnë ju, me përzënien që u bëjnë ju. Pa hidhuni një sy ministrave të Rilindjes, hajdutë si ata nuk ka parë toka. Është bërë famoz Lefter Koka, por ju garantoj se Lefteri krahasuar me ministrat e tjerë, është thjesht hajduti i dobishëm i qeverisë, i përdorur për të vjedhur nga të gjithë të tjerët.

sali berisha engjell agaci

Sondazh

Poll