Sport

Ballkani i Ilir Dajës bën histori, kampion i Kosovës për herë të tretën radhazi…

Fitoi ndeshjen e fundit 1-0 në transfertë ndaj Llapit

18 Maj 2024, 18:13 Nga DOSJA

Ballkani i Ilir Dajës bën histori, kampion i Kosovës për

KOSOVE - Ndodhi ajo që shumë e parashikonin. Ballkani i Suharekës ka shkruar historinë, teksa ka fituar për vitin e tretë radhazi titullin kampion i Kosovës, një javë para përfundimit të Superligës.  

Pa dyshim një arritje historike për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja, e cila i barazon rekordin e Besës së Pejës, si ekipi i vetëm me tre triumfe radhazi në elitën e futbollit kosovar.

Titulli i tretë erdhi pas fitores 1-0 në transfertën e Llapit, rivalit të vetëm që mund t’i cënonte suksesin në këtë edicion, Goli i Karricës (74’) në pjesën e dytë vulosi fitoren 1-0 për Ballkanin, që tashmë mund të nisë festën, që do të kulmojë në javën e ardhshme në ndeshjen e fundit para tifozerisë së vet.

Ballkani i Ilir Dajës bën histori, kampion i Kosovës për

Pas kësaj fitoreje Ballkani ngjitet në kuotën e 75 pikëve, ndërkohë që ndiqet nga Llapi me 68 pikë. Javën e ardhshme, skuadra nga Suhareka do të presë Prishtinën.

Ballkani i Ilir Dajës bën histori, kampion i Kosovës për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll