Sport

ZYRTARE/ Ernesto Valverde rinovon me Athletic Bilbao deri në vitin 2025...

Fitorja e Kupës së Mbretit dhe rikthimi në kompeticionet europiane, bënë zgjatjen e lidhjes edhe për një vit

18 Maj 2024, 16:54 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Ernesto Valverde rinovon me Athletic Bilbao deri në vitin 2025...

SPANJE - Këtë të premte, Athletic Bilbao rinovoi zyrtarisht kontratën me Ernesto Valverde për një tjetër sezon. Pasi fitoi Kupën e Mbretit me klubin 40 vjet më vonë, trajneri spanjol ishte përgjegjës për rikthimin e baskëve në garat evropiane, ndaj ai do të ruajë vazhdimësinë e tij edhe për një sezon tjetër.

Në një deklaratë, Athletic Bilbao vlerësoi rolin e trajnerit në përmirësimin e performancës së ekipit dhe theksoi se ai mbetet "në duart më të mira të mundshme".

“Përveç shifrave dhe rezultateve të tij të pamohueshme, meritë e madhe e Valverdes ishte transformimi aktual i Athletic Bilbaos në një ekip me dinamikë të madhe sulmuese dhe shumë të fortë në San Mamés, ku pësuan vetëm një humbje në 21 ndeshje, në raundin e parë me kampionin Real Madrid dhe ka shënuar 49 gola e pranuar 20.

Skuadra kryesore mbetet kështu në duart më të mira për sezonin e ardhshëm, në katër gara, megjithëse objektivi imediat është konsolidimi i vendit të 5-të në kampionat në dy xhirot e ardhshme”,- theksoi klubi bask në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale.

Pavarësisht se është i ndarë në tre periudha, Valverde është në historinë e klubit pasi është trajneri me më shumë ndeshje në historinë e Athletic Bilbao, duke llogaritur gjithsej 397 ndeshje. Në 2024/25 do të jetë sezoni i nëntë që ai do të drejtojë skuadrën spanjole.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll