Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Vëllai i tij i rrëmbyer dhe i zhdukur, arrestohet Naim Stafuka

Ky i fundit është vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë.  

18 Maj 2024, 09:47 Nga M.B
Operacioni i SPAK/ Vëllai i tij i rrëmbyer dhe i zhdukur, arrestohet
Operacioni

FUSHË-KRUJA- Mes urdhër arresteve të firmosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK është dhe emri i Naim Stafukës i cili është arrestuar. Ky i fundit është vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë. Sipas informacioneve Stafuka është arrestuar mbrëmjen e djeshme.

Me urdhër të SPAK, forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan dje një nga aksionet më të mëdha në disa qytete dhe zonat e tyre përreth. Kontrollet u shtrinë në disa qytete dhe zona si, Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin etj.

 

spak

Sondazh

Poll