Art&Argëtim

"Ai është i pafajshëm"/ 50 Cent reagon ndaj videos mizore të Diddy, ironizon hapur avokatët: Pamjet nuk vërtetojnë asgjë

Megjithatë, Combs dhe avokatët e tij kanë mohuar fuqishëm të gjitha akuzat për abuzim kundër Cassie.

18 Maj 2024, 12:24 Nga S.B
"Ai është i pafajshëm"/ 50 Cent reagon ndaj videos
50 Cent dhe Diddy

SHBA- Reperi i njohur 50 Cent ka reaguar ndaj një videoje ku shihet Sean "Diddy" Combs duke dhunuar brutalisht ish-të dashurën e tij Cassie Ventura në një hotel në vitin 2016.

Në një postim në X, reperi i njohur shkroi: Tani jam i sigurt që Puffy nuk ka bërë asgjë, ai është i pafajshëm videoja nuk vërteton asgjë! Kështu do të thonë avokatët e tij. Zoti na ndihmoftë të gjithëve.

"Ai është i pafajshëm"/ 50 Cent reagon ndaj videos
50 Cent

Videoja, e cila u sigurua fillimisht nga CNN, konfirmoi disa nga akuzat që Ventura, 37 vjeç, bëri kundër Diddy në padinë e saj të nëntorit 2023, e cila pretendonte abuzim fizik, përdhunim dhe më shumë. Megjithatë, Combs dhe avokatët e tij kanë mohuar fuqishëm të gjitha akuzat për abuzim kundër Cassie.

 

50 cent diddy dhune shba

Sondazh

Poll