Art&Argëtim

VIDEO/ Dhunoi brutalisht të dashurën e tij, dalin pamjet mizore nga konflikti mes reperit Diddy dhe Cassie Ventura

Videoja e publikuar nga CNN përputhet me pretendimet në padinë e ngritur nga Ventura në nëntor.

18 Maj 2024, 11:34 Nga S.B

 

VIDEO/ Dhunoi brutalisht të dashurën e tij, dalin pamjet mizore nga
pamje nga ngjarja

SHBA- Një video e kamerave të sigurisë nga viti 2016 që tregon reperin Sean "Diddy" Combs duke shtyrë, tërhequr zvarrë dhe shkelmuar të dashurën e tij të atëhershme, Cassie Ventura, është publikuar dhe po bën xhiron e rrjetit.

Videoja e publikuar nga CNN përputhet me pretendimet në padinë e ngritur nga Ventura në nëntor. Pamjet janë të datës 5 mars 2016 , dhe sipas padisë së Venturës, janë realizuar në hotelin InterContinental tashmë të mbyllur në Century City, Los Angeles. 

Në video, Ventura del nga një dhomë hoteli dhe ecën drejt ashensorit. Combs, duke mbajtur një peshqir rreth belit, vrapon në korridor pas Venturës. E kap nga qafa dhe e përplas në dysheme. Duke mbajtur ende peshqirin me njërën dorë, ai kthehet për ta goditur me shkelm.

Me Venturën në tokë, Combs merr një çantë nga dyshemeja përpara se të kthehet menjëherë dhe ta godasë përsëri ndërsa ajo mbetet e palëvizur në dysheme. Më pas ai e tërheq zvarrë Venturën drejt një dhome.

Avokati i Venturës, Douglas H. Wigdor, tha: Videoja tronditëse konfirmoi më tej sjelljen shqetësuese të Combs. Fjalët nuk mund të shprehin guximin që zonja Combs tregoi për të zbuluar këtë.

Aktualisht reperi po përballet me akuza të rënda për trafik seksual, sulm seksual, përfshirë përdhunim dhe dhunë në familje.

 

sean diddy combs dhune

Sondazh

Poll