Art&Argëtim

Sir Paul McCartney bëhet muzikanti i parë miliarder në Mbretërinë e Bashkuar

Pjesëmarrësit e rinj në renditje përfshijnë pilotin e F1, Lewis Hamilton dhe djalin e ish-kryeministrit Tony Blair, Ewan Blair, bashkëthemelues i Multiverse, një kompani teknologjike.

17 Maj 2024, 17:49 Nga S.B
Sir Paul McCartney bëhet muzikanti i parë miliarder në
Sir Paul McCartney

BRITANI- Sir Paul McCartney ka hyrë në klubin e miliarderëve, duke u bërë muzikanti i parë britanik që grumbullon një pasuri të tillë, sipas renditjes vjetore të Sunday Times. Sipas kësaj renditjeje të 350 të pasurve më të mëdhenj të vendit të publikuar sot, 82-vjeçari ish-Beatle ngjitet në vendin e 165-të duke shijuar frytet e koncerteve të tij të shumta dhe të drejtave të autorit.

81-vjeçari e rriti pasurinë e tij me 50 milionë paund vitin e kaluar me turne, vlerën fitimprurëse të katalogut të tij dhe kopertinën e Beyonce-s të këngës klasike që ai shkroi në 1968, Blackbird. Pjesëmarrësit e rinj në renditje përfshijnë pilotin e F1, Lewis Hamilton dhe djalin e ish-kryeministrit Tony Blair, Ewan Blair, bashkëthemelues i Multiverse, një kompani teknologjike.

 

paul mccartney

Sondazh

Poll