Art&Argëtim

FOTO/ Dua Lipa shfaqet surprizë në ACM Awards, mahnit me dy fustane të ndryshme në tapetin e kuq

Ndarja e çmimeve u zhvillua në Frisco, Teksas, dhe Lipa mahniti me një fustan me lule në ngjyrë të zezë dhe blu.

17 Maj 2024, 16:45 Nga S.B
FOTO/ Dua Lipa shfaqet surprizë në ACM Awards, mahnit me dy fustane
Dua Lipa

SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa befasoi audiencën e mbushur me yje në ceremoninë e 59-të të Academy of Country Music Awards me një performancë përrallore të hiteve të saj më të fundit nga albumi i saj i ri, ‘Radical Optimism’.

Ndarja e çmimeve u zhvillua në Frisco, Teksas, dhe Lipa mahniti me një fustan me lule në ngjyrë të zezë dhe blu. Fustani kishte një prerje asimetrike dhe një fund të gjatë.

FOTO/ Dua Lipa shfaqet surprizë në ACM Awards, mahnit me dy fustane
Dua Lipa

Për të kompletuar lookun, ajo e kombinoi fustanin me këpucë Christian Louboutin kamoshi blu, dhe bizhuteri me diamante të bardhë.

Përpara se të performonte, Lipa kaloi në tapetin e kuq të ceremonisë ACM me një fustan të zi elegant deri në tokë, që dukej si një version modern i një fustani të viteve 1930.

dua lipa

Sondazh

Poll