Sport

Partizani, skuadra e parë finaliste e Final Four!

Skuadra kryeqytetase mundi në ndeshjen gjysmëfinale Skëndërbeun me shifrat 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë në stadiumin “Air Albania”

18 Maj 2024, 01:12 Nga DOSJA
Partizani, skuadra e parë finaliste e Final Four!

TIRANE - Partizani mposhti Skënderbeun mbrëmjen e sotme në gjysmëfinalen e parë të “Final Four” me rezultatin minimal 1-0.

Pas një pjese të parë pothuajse të barabartë që përfundoi në barazim pa gola, të kuqtë shtuan presionin duke pasur raste të njëpasnjëshme në portën e korçarëve.

Goli i avantazhit dhe fitores erdhi në minutën e 47-të me anë të Archange Bintsouka. Partizani kishte mundësi të thellonte rezultatin por të kuqtë nuk arritën të shfrytëzonin rastet që patën në vijim.

Partizani do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër “Egnatia-Vllaznia” për titullin kampion të Shqipërisë. Skuadra që do të shpallet kampione e vendit, do të marrë pjesë në fazën e parë paraleminatore të Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll