Sport

Peceta me kontratën e parë të Leo Messit me Barcelonën, u shit për 890 mijë euro!

Ai u ofrua për nëntë ditë në një ankand online nga shtëpia Bonhams, e cila e kishte ekspozuar muajt e fundit në Paris, Nju Jork dhe Londër.

17 Maj 2024, 17:36 Nga DOSJA
Peceta me kontratën e parë të Leo Messit me Barcelonën, u

ANGLI - Peceta me kontratën e parë të Leo Messit për FC Barcelona është nxjerrë në ankand nga Bonhams për një çmim prej 762.000 paund (890.000 euro).

Peceta, e cila daton në dhjetor të vitit 2000, kur Messi ishte vetëm trembëdhjetë vjeç, përfaqëson angazhimin e një kontrate me Barcelonën dhe është nënshkruar me stilolaps blu nga Carles Rexach, atëherë drejtor sportiv i 'Blaugrana'.

Kjo pjesë, e cila ishte në posedim të agjentit argjentinas Horacio Gaggioli, është ofruar prej nëntë ditësh në një ankand online nga shtëpia Bonhams, e cila e kishte ekspozuar muajt e fundit në Paris, Nju Jork dhe Londër.

Kontrata me FC Barcelona në vitin 2000 ndryshoi fatin e klubit katalanas dhe gjithashtu të vetë Leo Messit, i cili u bë një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai ka ndër të tjera 35 tituj me Barcelonën dhe më të rëndësishmit me ekipin argjentinas, si ari olimpik, Kupa e Amerikës dhe Kupa e Botës në Katar, si dhe tetë çmime “Topi të Artë”.

Ian Ehling, kreu i librave dhe dorëshkrimeve në Bonhams në Nju Jork, tha se peceta, që nga shpallja e saj për të dalë në ankand, tërhoqi "vëmendjen ndërkombëtare të shumë fansave" dhe se ishte një nga objektet "më interesante" që ata kanë pasur ndonjëherë.

"Po, është thjesht një pecetë, por është peceta e famshme që filloi karrierën e Leo Messit. Ajo ndryshoi jetën e tij, të ardhmen e Barcelonës dhe ishte e rëndësishme në ofrimin e disa prej momenteve më të lavdishme në futboll,"- shtoi Ehling.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Maj 2024, 16:11

Operacion i ri për David Alaba…

SPANJE - I munguar për shumë muaj pas dëmtimit të tij të rëndë, David Alaba iu desh të kalonte përsëri në...