Sport

Edhe CONMEBOL shton numrin e lojtarëve për ‘Copa América’, nga 23 në 26!...

Gara, e cila përfshin 16 ekipe, fillon më 20 qershor, në Atalanta dhe përfundon më 14 korrik, në Miami.

17 Maj 2024, 18:24 Nga DOSJA
Edhe CONMEBOL shton numrin e lojtarëve për ‘Copa

SHBA - Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) rriti numrin e lojtarëve nga 23 në 26 për 16 skuadrat, që do të garojnë në ‘Copa América’, nga 20 qershori deri më 14 korrik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u bë e ditur të enjten.

Tani e tutje, çdo ekip në ‘Copa América’ do të jetë në gjendje të regjistrojë deri në maksimum 26 lojtarë, tre më shumë se sa ishte lejuar më parë, megjithëse gjithsej 50 anëtarë për delegacion do të mbeten të akredituar dhe të paguar nga organizatori i eventit.

Kështu, nëse një ekip vendos të thërrasë më shumë se 23 lojtarë për kompeticionin, ai duhet të regjistrojë automatikisht më pak zyrtarë në total 50 anëtarë në delegacion.

Ndryshimet e rregulloreve të ‘Copa América’, të shpallura nga departamenti i garave të CONMEBOL janë pjesë e përshtatjes së ndryshimeve të miratuara nga organizata gjatë takimit të mbajtur të enjten, në Bangkok të Tajlandës.

CONMEBOL sqaron se numri i anëtarëve të çdo delegacioni, përfshirë lojtarët dhe stafin teknik mbetet në 23 në stol. ‘Copa América’, ku marrin pjesë 16 skuadra, fillon më 20 qershor në Atalanta dhe përfundon më 14 korrik në Miami.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Maj 2024, 16:11

Operacion i ri për David Alaba…

SPANJE - I munguar për shumë muaj pas dëmtimit të tij të rëndë, David Alaba iu desh të kalonte përsëri në...