Sport

Pyetja e parë që e la Pep Guardiolën pa përgjigje, pas 17 vitesh si trajner…

Trajneri i Manchester Cityt në fillim nuk dinte se çfarë të përgjigjej, kur u pyet nëse njerëzit e pëlqenin ekipin e tij

17 Maj 2024, 16:30 Nga DOSJA
Pyetja e parë që e la Pep Guardiolën pa përgjigje, pas 17

ANGLI - Për çdo gjë në jetë ka një herë të parë, dhe këtë duhet ta ketë menduar edhe Pep Guardiola kur në konferencën për shtyp, para ndeshjes së tij kundër West Hamit, që mund t'i jepte titullin e Premierligës, atij iu bë një pyetje që e la atë pa fjalë dhe në fillim nuk dinte çfarë t'i përgjigjej.

Trajneri i Cityt mund të shtojë një titull të ri në rekordin e tij, nëse arrin të mposhtë West Hamin dhe një gazetar anglez, ishte i qartë kur pyeti: "A mendon se njerëzit e pëlqejnë ekipin tënd?". Reagimi i parë i Guardiolës nuk shkoi kot; “dreq” duke ngritur të qeshura nga pjesa tjetër e kolegëve të medias dhe më pas u përpoq të jepte një përgjigje më të mirë.

"Nuk e di, a ju pëlqen? Ndonjëherë. Nuk e di, ndonjëherë ju më pyesni se çfarë mendoj unë, pastaj çfarë mendojnë të tjerët për një çështje. Epo, nuk e di se çfarë mendojnë të tjerët. Unë nuk shkoj për të trokitur në dyert e njerëzve dhe për t'i pyetur ata… sinqerisht nuk e di.

Por pozicioni më i mirë për të arritur ditën e fundit është i yni, ne jemi në pozitën më të mire. Sigurisht që varet nga ne dhe nëse fitojmë, por të gjitha skuadrat donin të ishin në një vend të tillë”,- përfundoi trajneri i Cityt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Maj 2024, 16:11

Operacion i ri për David Alaba…

SPANJE - I munguar për shumë muaj pas dëmtimit të tij të rëndë, David Alaba iu desh të kalonte përsëri në...