E reja ndërron jetë nga ataku kardiak në Angli, vajza dy-vjeçare i kërkonte nënës së saj të zgjohet
Lauren Page Smith ANGLI- E vogla i kërkonte nënës së saj të zgjohej pasi e ndjera Lauren Page Smith kishte telefonuar numrin e em...
Një patrullë e policisë suedeze dëgjoi të shtëna armësh rreth orës 2 të mëngjesit të së premtes pranë misionit diplomatik izraelit. Polica rrethoi zonën dhe kreu një sërë kontrollesh në lagje të ndryshme të Stokholmit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një hetim u nis për një shkelje të rëndë të ligjeve të armëve.
SUEDI- Policia suedeze njoftoi sot se ka rritur sigurinë në vende pas të shtënave të regjistruara gjatë natës pranë ambasadës izraelite në qendër të Stokholmit. Një patrullë e policisë suedeze dëgjoi të shtëna armësh rreth orës 2 të mëngjesit të së premtes pranë misionit diplomatik izraelit. Polica rrethoi zonën dhe kreu një sërë kontrollesh në lagje të ndryshme të Stokholmit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një hetim u nis për një shkelje të rëndë të ligjeve të armëve.
“Për shkak të të shtënave të dyshimta pranë ambasadës izraelite në Stokholm, policia po merr masa sigurie (për të mbrojtur) pronën dhe interesat izraelite dhe hebreje në të gjithë vendin”, tha agjencia e zbatimit të ligjit në faqen e saj të internetit.
Sipas një njoftimi, policia ka bërë disa arrestime, por prokurorja përgjegjëse për hetimin, Marika Hope, përmes një deklarate tha po ndjekin nga afër hetimin e vazhdueshëm
“Ne po ndjekim nga afër hetimin e vazhdueshëm suedez për të shtënat përpara ambasadës izraelite në Stokholm”, shkroi ambasadori i Izraelit në Suedi, Ziv Nevo Kuhlman, në platformën e mediave sociale X.
Policia nuk ka pranuar të thotë nëse të shtënat kishin për qëllim ambasadën izraelite. Në shkurt, policia suedeze gjeti një pajisje "me gjasë të aktivizuar" brenda ambasadës dhe ambasadori i Izraelit tha se ishte një tentativë sulmi. Shërbimi suedez i inteligjencës (Säpo) kishte nisur një hetim për një "krim terrorist".
Lauren Page Smith ANGLI- E vogla i kërkonte nënës së saj të zgjohej pasi e ndjera Lauren Page Smith kishte telefonuar numrin e em...
Foto ilustruese KANADA- Një fëmijë nën moshën pesë vjeç ka vdekur nga fruthi në Ontario ...
foto ilustruese SHBA- Votuesit amerikanë kanë në dispozicion disa mënyra për të votuar në zgjedhjet presidenciale, p&eum...
foto ilustruese RUSI- Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit për katër media të lidhura me Ru...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e ka nënshkruar të premten një ligj, i cili i lejon të d&...
Jenna Sinatra NEW JERSEY- Në një incident të pazakontë, influencuesja 21-vjeçare përfundoi në spital pasi gogësiu...
Donald Trump FLORIDA- Ish-presidenti i SHBA Donald Trump mori pjesë në diplomimin e djalit të tij më të vogël Barron Tru...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin përfundoi vizitën dy-ditore në Kinë të premten, duke theksuar lidhjet strategj...
Tytti Tuppurainen KOSOVË- Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka reaguar në lidhje me mospërfshirjen e Kosovës në agjendë...
ANGLI- Dy gra torturuan për vdekje fqinjin e tyre pasi e akuzuan gabimisht si pedofil. Zoe Rider, 36 vjeçe, dhe Nicola Lethbridge, 45 vjeçe...