Bota

VIDEO/ Gogësiu aq fort sa që katër mjekë mezi ia sollën në vend nofullën, amerikanja përfundoi në spital

Influencuesja ndau një video në të cilën shihet duke u kontrolluar në një spital.

17 Maj 2024, 20:16 Nga E. D
VIDEO/ Gogësiu aq fort sa që katër mjekë mezi ia sollën
Jenna Sinatra

NEW JERSEY- Në një incident të pazakontë, influencuesja 21-vjeçare përfundoi në spital pasi gogësiu shumë. Jenna Sinatra nga New Jersey me sa duket hapi gojën më shumë seç duhej, duke rezultuar në një bllokim të nofullës. Influencuesja ndau një video në të cilën shihet duke u kontrolluar në një spital.

Kur mjeku e pyeti për kohëzgjatjen e problemit të saj dhe një nga njerëzit që ishte me të tha se kishte kaluar një orë. Në klipin e shkurtër ajo është shprehur edhe se ka dhimbje. Më tej, stafi i spitalit bëri disa analiza dhe e njoftoi se forca e gogësisë i kishte zhvendosur nofullën. Menjëherë u organizua imazhi me rreze X dhe u konstatua dislokimi i nyjës së nofullës.

“Nuk mund ta besoj se kjo ka ndodhur”, ka shkruar ajo krahas videos, e cila është parë nga më shumë se 2.4 milionë njerëz.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JENNA SINATRA✿ (@jenna.sinatra)

Gjithashtu ajo kaloi disa orë në spital, mori terapi dhe katër mjekë morën pjesë në rregullimin e nofullës së saj. Më pas e paralajmëruan se problemi mund të përsëritej. Videoja e Jennas u shpërnda nga kirurgu plastik Dr. Anthony Yan nga Michigan, i cili më pas shpjegoi se kjo ndodh rrallë dhe shkaku është gogësia. Ndodh dislokimi i nofullës dhe zakonisht korrigjohet me medikamente relaksuese dhe rregullime manuale. 

jenna sinatra new jersey

Sondazh

Poll