Bota

E reja ndërron jetë nga ataku kardiak në Angli, vajza dy-vjeçare i kërkonte nënës së saj të zgjohet

Gjithashtu autopsia zbuloi se administratorja e re kishte vdekur nga një atak i papritur kardiak, i shkaktuar nga një trombozë në venat e mushkërisë.

17 Maj 2024, 21:57 Nga E. D
E reja ndërron jetë nga ataku kardiak në Angli, vajza
Lauren Page Smith

ANGLI- E vogla i kërkonte nënës së saj të zgjohej pasi e ndjera Lauren Page Smith kishte telefonuar numrin e emergjencës për dhimbje të forta gjoksi dhe të vjella. Ndërsa mjekët e ambulancës që erdhën në shtëpinë e saj në Wolverhampton i kishin thënë se nuk kishte asgjë për tu shqetësuar pasi kishin lexuar elektrokardiogramin e kryer ndaj të resë. Lauren disa orë më vonë ishte gjetur e vdekur nga nëna e saj Emma Carrington në tragjedinë së 6 janarit të vitit të shkuar.

Gjithashtu autopsia zbuloi se administratorja e re kishte vdekur nga një atak i papritur kardiak, i shkaktuar nga një trombozë në venat e mushkërisë. Shërbimi i ambulancës së rajonit britanik West Midlands ka pranuar një seri dështimesh që çuan në mos-diagnostikimit dhe vdekjen e Lauren. Ata i kanë kërkuar ndjesë familjarëve të Lauren, që akuzonin dy mjekët e ambulancës se e kishin lënë të vdiste.

“jetët tona janë shkatërruar nga ajo që i ndodhi Lauren, e cila kishte të ardhmen përpara. Pranimi i përgjegjësisë nga ambulanca tregon masën e gabimit në mënyrën e trajtimit të  Lauren. Ne shpresojmë që këshilli mjekësor të analizojë aftësitë profesionale të mjekëve që u kujdesën për Lauren," tha nëna e Emma. 

Megjithatë fillimisht dy mjekët e ambulancës, pas leximit të aparatit të zemrës i thanë të ndjerës se nuk kishte asgjë për tu shqetësuar, kur në fakt ataku kardiak vazhdonte dhe mjekët lexuan gabimisht të dhënat. Ata gjithashtu nuk kishin dalluar shenjat e monitoruesit auto-diagnostik për shifra anormale për një femër 18-39 vjeçe. Prej keq-leximeve të tyre Lauren vendosi të mos shkonte në spital dhe tragjikisht u gjet e vdekur disa orë më vonë.

 

lauren page smith angli

Sondazh

Poll