Bota

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e KiE-së, deputetja finlandeze: Evropa po përballet me një reagim të ashpër

Ajo shtoi se zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE.

17 Maj 2024, 19:16 Nga N.F
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e KiE-së, deputetja
Tytti Tuppurainen


KOSOVË- Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka reaguar në lidhje me mospërfshirjen e Kosovës në agjendën e KiE-së. Tuppurainen për mes një reagimi në llogarinë e sj në "X" u shpreh se Evropa është duke u përballur me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk hyri në agjendën e Këshillit të Evropës, për t’u votuar nëse do bëhet pjesë e KiE-së.

Ajo shtoi se zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE.

“Evropa përballet me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE. Kosova është pjesë e Evropës demokratike”, ka shkruar ajo.

kosova kie tytti tuppurainen

Sondazh

Poll