Aktualitet

Protestë në 4-vjetorin e shembjes sëTeatrit Kombëtar/ "Sot është ditë zie", Budina: Qeveria nuk ka interes për kulturën

Regjisori Edmond Budina, ngriti pyetjen se ku është sot Teatri që u premtua. Ai tha se edhe kur të ndërtohet, nuk do të kemi Teatër Kombëtar

17 Maj 2024, 19:27 Nga r.ll
Protestë në 4-vjetorin e shembjes sëTeatrit Kombëtar/
edmond budina

TIRANË- Ditën e sotme, në 4-vjetorin e shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka mbajtur një tubim, në vendin ku u rrënua institucioni kulturor mjaft i rëndësishëm për vendin.

Gjatë fjalës së tij regjisori Edmond Budina, ngriti pyetjen se ku është sot Teatri që u premtua. Ai tha se edhe kur të ndërtohet, nuk do të kemi Teatër Kombëtar. Sipas tij, qeveria nuk ka interes për arsimin e kulturën, prandaj njerëzit ikin nga Shqipëria.

"Me shembjen e Teatrit u dëshmua dhuna e një qeverie mafioze. Ku është Teatri Kombëtar pas 4 viteve që u shemb? Ku është? Edhe kur të ndërtohet, nuk ka për të qenë Teatër Kombëtar. Sot është ditë zie për shembjen e teatrit. Qeveria nuk ka interes për kulturën. Nuk kemi as Ministri të Kulturës. Luftën tonë që kemi nisur do e çojmë deri në fund. Moralisht kemi fituar sepse kemi treguar qytetari dhe koherencë. Kjo është arsyeja se përse Shqipëria zbrazet, sepse qeveria nuk ka prioritet arsimin e kulturën.", tha Budina. 

edmond budina

Sondazh

Poll