Sport

Operacion i ri për David Alaba…

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, David Alaba, u detyrua t’i nënshtrohet sërish një operacioni...

17 Maj 2024, 16:11 Nga DOSJA
Operacion i ri për David Alaba…

SPANJE - I munguar për shumë muaj pas dëmtimit të tij të rëndë, David Alaba iu desh të kalonte përsëri në operacion. Sipas ‘Marca’, David Alaba, austriaku iu nënshtrua një operacioni të ri në gjurin e majtë për të kryer një pastrim të vogël, pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë në dhjetor.

Kjo ndërhyrje, më pak invazive se e dyta e Courtois, nuk duhet të vonojë kthimin e tij me më shumë se dy javë. Alaba nuk është ndjerë mirë dhe pas disa ekzaminimeve dhe konsultave në Austri dhe Madrid, ka vendosur të bëjë një tjetër operacion.

Një konvaleshencë e zgjatur

Operacioni i parë i Alabës u zhvillua më 19 dhjetor, me qëllim rikuperimin në kohë për “Euro 2024”. Megjithatë, në mars ai kuptoi se përparimi i tij nuk ishte aq i shpejtë sa ai i shokëve të skuadrës Militao dhe Courtois, duke e zgjatur rikuperimin e tij në nëntë, ose dhjetë muaj, me një rikthim të planifikuar për shtator ose tetor.

Gjatë shërimit të tij, Alaba udhëtoi rregullisht në Innsbruck për kontrolle rutinë dhe u konsultua me disa specialistë në Madrid. Pikërisht gjatë një prej këtyre konsultimeve të fundit iu rekomandua kjo ndërhyrje e fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll