Sport

Presidenti Duka, zv.presidenti Dervishaj & sekretari i përgjithshëm, Shulku, në Kongresit të 74-t të FIFA-s në Tajlandë...

Infantino, kreu i qeverisë së futbollit botëror, gjatë punimeve të Kongresit tha se futbolli bashkon njerëz dhe e vetmja gjë që ka rëndësi në këtë lojë është ngjyra e fanelës që lojtarët veshin në klubet e tyre apo ekipet kombëtare…

17 Maj 2024, 14:34 Nga DOSJA
Presidenti Duka, zv.presidenti Dervishaj & sekretari i

TAJLANDE - Kongresi i 74-t i FIFA-s zhvilloi ditën e sotme punimet në Bangkok, Tajlandë dhe në të morën pjesë drejtuesit e federatave nga e gjithë bota.

Në këtë kongres morën pjesë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zv.presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj dhe sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku.

Kongresi u drejtua nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili mbajti edhe një fjalë hapëse e më pas u kalua në rendin e ditës së mbledhjes. Presidenti Infantino theksoi në fjalën e tij se misioni i FIFA-s është që të rrisë futbollin globalisht, ndërsa propozoi edhe organizimin e një festivali futbolli për moshat nën 15 vjeç nga të gjitha federatat anëtare.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë së futbollit botëror tha se futbolli bashkon njerëz dhe e vetmja gjë që ka rëndësi në këtë lojë është ngjyra e fanelës që lojtarët veshin në klubet e tyre apo ekipet kombëtare.

Anëtarët e FIFA-s diskutuan raportin financiar të vitit të kaluar, buxhetin për vitin e ardhshëm apo edhe ratifikimin e vendimeve të marra nga Këshilli i FIFA-s.

Gjithashtu, në këtë kongres të FIFA-s u vendos që Brazili do të jetë vendi pritës i finaleve të Kampionatit Botëror për Femra në vitin 2027, teksa vitin e ardhshëm do të organizohet për herë të parë në Filipine, Kupa e Botës për Futsal për vajza dhe nga viti 2026 do të organizohet Kupa e Botës së Klubeve për vajza.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll