Sport

Tuchel ka konfirmuar largimin nga Bayern...

Thomas Tuchel njoftoi këtë të premte në një konferencë për shtyp se do të trajnojë ndeshjen e tij të fundit në pankinën e Bayern Munichut të shtunën kundër Hoffenheim në Bundesligë.

17 Maj 2024, 13:45 Nga DOSJA
Tuchel ka konfirmuar largimin nga Bayern...

GJERMANI - Prandaj, nuk do të ketë ndryshim zemre te Bayern Munich në lidhje me Thomas Tuchel. Nga fillimi i konferencës së tij për shtyp në mesditë të kësaj të premteje, në Säbenerstrasse, në selinë e klubit të Mynihut, trajneri gjerman zbuloi se udhëtimi në Hoffenheim të shtunën për ditën e fundit të Bundesligës, do të ishte ndeshja e tij e fundit.

"Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp,- tha ai, dukshëm i lehtësuar. - Nuk kemi arritur marrëveshje me drejtuesit, por nuk do të hyj në detaje. Javët e fundit, kam ndjerë një lidhje të shkëlqyer me lojtarët e mi në ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit (çerekfinalet) dhe Real Madridit (gjysmëfinalet). Unë largohem nga klubi me një trishtim të caktuar. Mund të kishte një kthesë, por nuk pati”.

Asnjë marrëveshje për kontratë deri në vitin 2026

E përditshmja gjermane ‘BILD’ zbuloi se Tuchel kishte kërkuar një kontratë të re deri në qershor 2026 (kontrata e tij aktuale skadon pas një viti), premtimin se drejtuesit do ta linin të punonte në mënyrë paqësore dhe të ishte në gjendje të impononte prioritetet e tij në lidhje me riparimin e efektivit. Por jo…

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll