Aktualitet

FOTO/ Digjet nga flakët kamionçina në aksin rrugor Radhimë - Vlorë

Kamionçina është shkrumbuar thuajse totalisht. Si pasojë është shkaktuar trafik për pak minuta në këtë aks pasi qarkullimi ka vijuar vetëm me një korsi.

17 Maj 2024, 09:40 Nga B.Z
FOTO/ Digjet nga flakët kamionçina në aksin rrugor Radhimë
Kamionçina e djegur

VLORË - Një kamionçinë është shkrumbuar mëngjesin e kësaj të premte në aksin rrugor Radhimë – Vlorë, në vendin e quajtur “Kalaja”. Kamionçina ka qënë duke udhëtuar në këtë aks, kur është përfsshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Drejtuesi i mjetit Fisnik Skende sapo ka parë tymin, ka dalë nga mjeti pa pësuar lëndime serioze.

Siç duket edhe në foton e mësipërme kamionçina është shkrumbuar thuajse totalisht. Si pasojë është shkaktuar trafik për pak minuta në këtë aks pasi qarkullimi ka vijuar vetëm me një korsi. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

digjet makina radhime-vlore

Sondazh

Poll