Aktualitet

"Dosja 339 dhe kundërshtarët e Ervis Martinajt", atentate dhe grupe kriminale, kush ishte shënjestra e operacionit të SPAK?

Po ashtu raportohet se zhvillohen ende kontrolle për kapjen e Ervis Doçit, i njohur me nofkën Visi i Pojës.

17 Maj 2024, 09:38 Nga M.B
"Dosja 339 dhe kundërshtarët e Ervis Martinajt", atentate
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Të tjera etaje kanë dalë në lidhje me aksionin i cili ka nisur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që konsiderohet si operacioni më i madh i ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme për goditjen e grupeve kriminale. Bëhet me dije se ky operacion lidhet me një sërë atentatesh.

Mësohet se ka pasur urdhër arreste për pjesëtarë të fisit Abdylaj lidhur me dosjen "339", disa prej të cilëve nuk janë gjetur. Po ashtu raportohet se zhvillohen ende kontrolle për kapjen e Ervis Doçit, i njohur me nofkën Visi i Pojës. Nga ana tjetër janë ushtruar gjithashtu kontrolle në banesën e Leonard dhe Elis Duka, kundërshtarë të të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.

spak

Sondazh

Poll