Aktualitet

RENEA dhe FNSH në operacion, kontrolle edhe në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe

Më parë u raportua se kontrolle janë bërë edhe në banesat e babait të vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Fresk.

17 Maj 2024, 08:35 Nga M.B
RENEA dhe FNSH në operacion, kontrolle edhe në banesën e Ervis
Ervis Martinaj

KURBIN- Forcat RENEA, FNSH dhe Operacionalja po zhvillojnë një aksion me kontrolle në Tiranë, Lezhë, Fushë Krujë, Nikël dhe Kurbin që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se kontrolle janë kryer edhe në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej thuajse dy vitesh.

Më parë u raportua se kontrolle janë bërë edhe në banesat e babait të vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Fresk, të cilët njihen si rivalë të Martinajt për shkak të përplasjeve dhe vrasjeve të ndodhura mes anëtarëve të grupeve të tyre.

ervis martinaj

Sondazh

Poll