Aktualitet

Disa urdhër arreste nga SPAK, aksion për kapjen e disa personave në qytete të ndryshme

Aksionet po zhvillohen në Lezhë, Vlorë, Nikël, Durrës.

17 Maj 2024, 08:22 Nga M.B
Disa urdhër arreste nga SPAK, aksion për kapjen e disa personave
Foto ilustruese

TIRANA- Një operacion i zhvilluar në disa qytete ka nisur mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK. Raportohet se Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 50 urdhër arreste. Aksionet po zhvillohen në Lezhë, Vlorë, Nikël, Durrës.

Kontrolle me urdhër të SPAK po zhvillohen te Avdylajt, në Nikël në banesën e Durim Bamit dhe Valter Bamit si dhe në banesën e Fatmir Hysenit në Vlorë, i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën.

Njëkohësisht mësohet se një nga banesat e kontrolluara është edhe ajo e Albert Zajes në fshatin Larushk, i cili është i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Po ashtu raportohet se forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë dhe vetë Drejtori i Policisë së Tiranës.

spak

Sondazh

Poll