Politike

Akuzat e opozitës për rezolutën anti-korrupsion/ Rama: Nuk është kapje e drejtësisë. PS i dha jetë SPAK-ut

Kreu i qeverisë thotë se ishte ai dhe PS që çuan para reformën në drejtësi dhe e mbështesin atë pa ekuivok.

16 Maj 2024, 15:08 Nga B.Z
Akuzat e opozitës për rezolutën anti-korrupsion/ Rama: Nuk
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka hedhur poshtë akuzat e opozitës se rezoluta anti-korrupsion e PS ka si për qëllim kapjen e drejtësisë. Në një bashkëbisedim me gazetarët nga Mali i Zi, Rama u shpreh se këto janë spekulime. Kreu i qeverisë thotë se ishte ai dhe PS që çuan para reformën në drejtësi dhe e mbështesin atë pa ekuivok.

 “Ky është muhabet kot. Në rast se do imagjinohej diçka e tillë do duhej të kalonte përmes ndryshimeve kushtetuese. Si mundem unë të kem një synim të tillë kur isha unë me PS që i dhamë jetë SPAK dhe i japim sot mbështetjen pa kushte dhe deri më sot nuk e di të kemi hap ndonjëherë gojën për të komentuar veprimtarinë e SPAK”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll