Bota

Nigeria peticion kundër martesës së detyruar të 100 vajzave

Grupi i të drejtave të njeriut Qytetarët Nigerianë të Shqetësuar, në një peticion të nisur dje tha se qeveria e shtetit të Nigerit duhet t'i japë përparësi arsimimit të vajzave në vend që t'i detyrojë ato të martohen.

16 Maj 2024, 19:16 Nga E. D
Nigeria peticion kundër martesës së detyruar të 100 vajzave
foto ilustruese

NIGERI- Një grup i të drejtave në Nigeri ka nisur një peticion për të ndaluar planet e liderëve fetarë myslimanë për të martuar 100 vajza në një ceremoni javën e ardhshme. Planet, të cilat u zbuluan fillimisht nga Abdulmalik Sarkintaji, kryetari i parlamentit në shtetin verior të Nigerit, u kritikuan nga ministrja e Çështjeve të Grave të Nigerisë Uju Kennedy-Ohanenye, e cila tha se do të kërkonte një urdhër për të ndaluar ceremoninë dhe për të përcaktuar nëse ndonjë nga vajzat janë të mitura. Sarkindaji tha se vajzat janë jetime dhe prindërit e tyre janë vrarë nga bandat kriminale.

Grupi i të drejtave të njeriut Qytetarët Nigerianë të Shqetësuar, në një peticion të nisur dje tha se qeveria e shtetit të Nigerit duhet t'i japë përparësi arsimimit të vajzave në vend që t'i detyrojë ato të martohen.

"Ne bëjmë thirrje për veprim të menjëhershëm për të ndaluar martesat e propozuara të detyruara dhe në vend të kësaj të zbatohen masa që do t'i fuqizojnë këto vajza të jetojnë jetë dinjitoze dhe të përmbushur," thotë organizata.

Por Sarkintaji dhe Forumi i Imamëve të Nigerisë thanë se ceremonia e martesës do të zhvillohet më 24 maj.

nigeri martese abdulmalik sarkintaji

Sondazh

Poll