Politike

“Të krijohet një zonë e ndaluar për sherret”, Rama ftesë opozitës: Të bëjmë më të mirën për reformën antikorrupsion

Rama tha se draft rezoluta për reformën antikorrupsion ka kaluar në Kuvend dhe duhet t’i nënshtrohet procedurës parlamentare.

16 Maj 2024, 15:10 Nga I.A
“Të krijohet një zonë e ndaluar për sherret”,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me opozitën duhet të krijohet një zonë e ndaluar për sherret, në mënyrë që të bashkëpunojnë për reformat. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Rama tha se draft rezoluta për reformën antikorrupsion ka kaluar në Kuvend dhe duhet t’i nënshtrohet procedurës parlamentare.

"Nuk jam në dijeni, se është depozituar draft rezoluta në parlament, do të ketë procesin e saj, njësoj si kemi bërë me reformën në drejtësi, do ta bëjmë në të gjitha rastet pjesën tonë. Për çështje të caktuara kërkohet një konsensus edhe më i gjerë. Edhe sepse në fund të ditës, të gjitha partitë nuk e diskutojnë që destinacioni është BE. Të krijohet një hapësirë, një zonë e ndaluar për sherret që të mund të vazhdojnë në hapësirat e tjera dhe aty të flitet me gjuhën e ekspertizës dhe jo me gjuhën e shthurur të politikës të ditës," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll