Art&Argëtim

“Dikur ne për Kosovën, sot Kosova për ne”, Rezart Veleshnja reagon me foton domethënëse pas tërmetit tragjik

26 Nëntor 2019, 13:12 Nga DOSJA

TIRANË- Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja ka reaguar sëfundmi për gjendjen e jashtëzakonshme në vend pas tërmetit të fuqishëm 7 ballë.

Deri më tani raportohet që kanë humbur jetën 15 persona dhe 600 të tjerë janë plagosur, ndërsa qindra banesa janë rrënuar dhe dëmet materiale janë të mëdha.

Në reagimin e tij për këtë ngjarje tragjike, aktori i humorit ka publikuar një foto që tregon sesi në vitin 1999 kosovarët u ndihmuan nga shqiptarët, ndërsa sot ne nga Kosovarët, e krahas fotos aktori shkruan: Dikur ne për Kosovën, sot Kosova për ne. Zoti jua shpërbleftë.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 15 viktima dhe mbi 600 të plagosur. Një viktimë u shënua në Thumanë një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja por shpëtoi nipi i saj, i cili u nxorr gjallë nga gërmadhat.  Dy viktima të tjera u shënuan në Kurbin, pasi një person humbi jetën i përfshirë nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar u hodh nga ballkoni. Po në këtë qytet, një tjetër ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vdekje.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz rezart veleshnja termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë rezart veleshnja termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë

Sondazh

Poll