VIDEO/ E paska gjumin e rëndë! Qytetarin në Astir s’e shkund as tërmeti, pamje nga kuzhina teksa flinte, pallati që tunde
26 Nëntor 2019, 13:43Nga DOSJA
TIRANË– Videoja e mëposhtme tregon se si një qytetar nuk është tundur nga tërmeti që e ka zënë teksa flinte gjumë.
Pamje e publikuara nga “Report Tv”, tregojnë filmimet e një kamere sigurie ku shihet një qytetar që fle në kuzhinën e tij në momentin që bie tërmeti.
Pavarësisht se pallati shkundet dhe nga tavani fillojnë të bien copëza muri, ‘gjumashi’ nuk e prish fare terezinë. Ai vazhdon të flejë i qetë pa e ditur se rreth tij mund të jetë duke u shembur gjithçka.
15 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.
Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja ka reaguar sëfundmi për gjendjen e jashtëzakonshme në vend pas tërmetit të fuqishëm 7 ballë.Deri më tan...
TIRANË- Pas ngjarjes së rëndë në të cilën gjendet Shqipëria ditën e sotme pas tërmetit të fuqishëm që u ka marrë jetën 15 personave dhe 600 të tjerë kanë ...
TIRANË– Orët e para të mëngjesit të sotëm Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka shkaktuar edhe viktima. Por disa prej tyre janë persona,...
Dashi Ju presin ditë të rëndësishme deri në përfundim të muajit. Gjatë kësaj periudhe do të merrni seriozisht çdo gjë. Megjithatë do të ketë sërish një p...
TIRANË– Ish-bashkëshorti i aktores së humorit Rudina Dembacajt, Aleks Varfaj ka zgjedhur që të shkojë në një poligon qitjeje.Ai vetë ka postuar një video, ...
TIRANË– Aktori i humorit Gentian Zenelaj ka “kërcënuar” me largim nga programi “Dance ëith me”. Arsyeja ka qënë e qeshura e këngëtarit Mateus Frroku. Ish-m...
Në emisionin “Rudina” kanë qenë të ftuar dy personazhe shumë të njohur në Kosovë. Ata janë vëlla dhe motër, por që të dy shumë të suksesshëm në profesionet e ty...
TIRANË– Noizy identifikohet gjithmonë me veshjen e tij spotive, një palë tuta dhe bluzë të thjeshtë një ngjyrëshe. Por mesa duket ka pasur një periud...
SPANJË– Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi nuk i kursen pozat e nxehta kudo që udhëton. Së fundmi, ajo ka postuar foto mes dëborës nga Barcelona, S...